TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Festa që entuziazmonte më shumë ish-diktatorin Enver Hoxha duket se ka qenë Viti i Ri. Teksa festat fetare u ndaluan, ndërrimi i viteve ishte e vetmja që festohej.
Memorie.al ka publikuar disa foto të rralla të ish-udhëheqësit komunist, të cilat e paraqesin atë në momente të ndryshme të festës së ndërrimit të viteve.
Diktatori shfaqet në këto foto në momente të ndryshme, duke filluar nga familja e tij me dy djemtë, Ilirin dhe Sokolin, me bashkëshortet e tyre, Teuta dhe Liljana, vajza, Pranvera me bashkëshortin Klement Kolaneci, dhe fëmijët e tyre të vegjël, e motra Sano, foto e cila është bërë tre muaj para se të ndahej nga jeta.
Një foto tjetër është edhe ajo me Nexhmijen ku ka vënë paruke me flokë të gjatë dhe mustaqe e mjekër të bardhë duke imituar Babagjyshin e Vitit të Ri para pemës së vitit të ri të zbukuruar me pambuk e lodra fëmijësh, në mbrëmjen festive me fatosat e pionerët e dalluar të Tiranës.
Një foto tjetër është edhe Hoxha me, Ramiz Alia, Sulo Gradeci, e deri tek ajo me anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike në oborrin e vilës së tij në vitin e largët 1973, ku kanë dalë dhe Beqir Balluku, Petrit Dume, Pirro Dodbiba, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, etj.
