LIFESTYLE, 13 Prill 2019, 12:41

FOTO/ ‘Për gruan e jetës time’ moderatori shqiptar emocionon me dedikimin për bashkëshorten e tij

FOTO/ ‘Për gruan e jetës time’ moderatori shqiptar


Moderatori shumë i njohur i emisionit ‘1 kafë më Labin’  Labinot Gashi asnjëherë nuk harron të publikojë herë pas here momente që kalon me familjen.

Ditën e sotme bashkëshortja e tij  Qëndresa Bajrami feston ditëlindjen dhe fjalët e moderatorit emocionuan shumë nga ndjekësit.

’ Për gruan e jetës time: uroj ta dish se sa i lumtur jam që jemi bashkë dhe bashkë krijuam familjen tonë. Jeta ka mjaft ditë të bukura dhe jo shumë të mira, ne kemi zgjedhur që me dashurinë e zemrave tona t’i kalojmë bashkë të gjitha momentet e jetës. Ky bashkim më bën mua një burrë të mirë, për një grua kaq të mirë sa ty. Urime mami i Rroas, të dua”, ka shkruar Labinoti krahas fotos ky duket pranë bashkëshortes së tij.

Nuk kanë munguar komentet e fansave që uronin Qëndresën, apo ato që shprehnin pëlqimin e tyre për çiftin.