LIFESTYLE, 13 Prill 2019, 08:50

60 milionë dollarë për kaq ‘zbrazëti’, kjo është vila e re e Kim Kardashian(Foto+ VD)


Çifti West hapi dyert e vilës 60 milionë dollarëshe për intervistën interesante për prestigjozen ‘Vogue’ në ‘73 pyetje për Kim Kardashian’.

Shtëpia në formën e një manastiri ‘bosh’, pasi ngjyrat dhe hapësirat e mëdha janë prezente në të gjithë vilën. Nga muret e pahijshme me skelete kockash, deri tek mungesa e mobiljeve, duket më shumë si një vend për të shkrepur fotografi sesa një shtëpi për të jetuar.

Shtëpia e dizajnuar nga Axel Vervoordt përfshin sallën e ngrënies, kuzhinën, dhomat e gjumit, oborre të mëdha dhe një piano me shumë shkëlqim.

Kim Kardashian dhe Kanye West së shpejti do të mirëpresin në familjen e tyre edhe një tjetër fëmijë, një djalë dhe pregatitjet kanë nisur që herët.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=519&v=QaZ93sibpk0