LIFESTYLE, 13 Prill 2019, 08:54

Pas ndarjes me Morenen, miliarderi iranian fiksohet me modelen shqiptare (FOTO)


Pas ndarjes nga këngëtarja, Morena Taraku, duket se miliarderi iranian është marrosur pas modeles së njohur shqiptare, Vildane Zeneli.

Sasha është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku publikon foto e video nga jeta e tij luksoze. Gjithashtu Sasha Sobhani oston edhe pamje ku shfaqet me femra mjaft seksi.

Por së fundmi Sasha ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet modelja Zeneli e veshur mjaft seksi. Ndërkohë në të Sobhani ka mbivendosur një emoji të zjarrit duke lënë kështu të nënkuptohet se ai është i “fiksuar keq” me të.