TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryetarja Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e ka cilësuar 9 prillin si një ditë të bukur. Kjo për faktin se djali i saj, Genari, ka përfunduar me sukses studimet e larta.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, Topalli publikoi një foto nga diplomimi i të birit, i cili shfaqet i veshur me kostum.
Madje edhe vetë Genari ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një foto ku shfaqet së bashku me familjen, e bashkëngjitur me të shkruan: “Një ditë shumë e veçantë dhe e bukur për mua. Në mbrojtjen e diplomës”.
Por ajo që bie sy në këtë postim, është fakti se është pëlqyer nga moderatorja e njohur, Eva Murati, e cila ka qenë në një lidhje dashurie me Genarin. Çifti prej vitit të kaluar përflitet se i ka dhënë fund romancës.
Ndërkohë Genari është diplomuar në Universitetin privat Cattolica del Sacro Cuore
