AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 23:10

CHAMPIONS/ Interi, një humbje e pamerituar me Barçën, fitojnë Liverpuli dhe Ajaksi

U zhvilluan sot në mbrëmje ndeshjet e dyta në grupe për Ligën e Kampionëve.

Edhe pse shënoi pas vetëm tri minutash me Lautaron dhe e mbylli në avantazh pjesën e parë, Interi nuk mundi ta shmangte humbjen 2-1 ndaj Barcelonës "Camp Nou". Luis Suarez ishte heroi i mbrëmjes për ekipin katalanas me dy golat e tij në të 58' dhe 81' (asist i Mesit).

Liverpuli fitoi 4-3 me Salzburgun, në një sfidë ku pasi kryesoi 3-0, kampionët e Austrisë barazuan përkohësisht 3-3. Salah realizoi dy gola për kampionët e Europës.

Ajaksi vazhdon shkëlqimin e tij me një fitore 0-3 ndaj Valencias në Spanjë. Edhe Çelsi fitoi 1-2 në transfertë ndaj francezëve të Lilë.

Rezultatet e sotme dhe renditjet në grupe