LIFESTYLE, 28 Janar 2020, 23:30

Tërmeti, shihni çfarë i ndodh Sokol Ballës live në emision (VIDEO)

Tërmeti, shihni çfarë i ndodh Sokol Ballës live në

Një nga studiot televizive, që u trondit dhe ndjeu lëkundjet e tërmetit me magnitudë 5 të shkallës rihter, ishte edhe ajo e gazetarit Sokol Balla.

Ndërkohë që, në “Real Story” po fliste Agron Gjekmarkaj, e gjithë studioja është dridhur.

Analistit i mbeti fjala në gjysmë, ndërsa kamera u fokusua te moderatori Balla, që tha: “Jemi live, jemi live. Sapo përjetuam një tërmet. Presim raportimet e gazetarëve. Nuk ishte një tërmet i lehtë...”

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e sotme në orën 21:15.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM), lëkundjet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan.

Paraprakisht nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz, ndërkohë që sipas IGJEUM, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po komunikon vazhdimisht me banorë të shumtë.

https://www.facebook.com/realstory.al/videos/853520898421026/