AKTUALITET, 26 Maj 2019, 09:35

FOTO/ Momentet pikante të protestës së opozitës


Protesta e gjashtë kombëtare e opozitës përpara Kryeministrisë dominohej nga pankartat ironizuese për qeverinë dhe Edi Ramën.

Nuk mungonin as flamujt e SHBA, BE-së dhe Gjermanisë. Moment interesant ishte edhe lëshimi në qiell i 500 balonave ku shkruhej “Rama ik”, ndërsa në disa tepsi ishin stampuar fotot e Ramës dhe mbi to hidheshin para.

Tubimi kaloi në paqe dhe nuk u shënuan incidente. Në përfundim, mesazhi i Lulzim Bashës ishte i qartë, ka ardhur koha për zgjidhje politike.

Ndërkohë që kanë nisur përgatitjet për protestën e ardhshme, atë të premtes së 31 majit.