AKTUALITET, 25 Maj 2019, 22:26

Përplasen dy automjete në Elbasan-Librazhd, plagosen tre persona

Përplasen dy automjete në Elbasan-Librazhd, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Mësohet se dy automjete janë përplasur më njëri-tjetrin duke shkaktuar tre të plagosur. Dy automjete të tjera të cilat ishin të parkuara janë dëmtuar gjithashtu.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit