TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një aksident të rëndë në Rumani humbi jetën oficeri shqiptar Ervin Dervina bashkë me gruan e tij, shtetasen rumune.
Sipas mediave rumune, aksidenti ndodhi pas përplasjes midis dy makinave dhe një kamioni, ku mjeti i fundit është përmbysur ndërsa dy makinat e vogla kanë dalë nga rruga.
Në lidhje me aksidentin e rëndë familjarët e Dervinës u shprehën se oficeri shqiptar kishte dalë me të shoqen e tij për të festuar ditëlindjen e saj në ditën kur humbën edhe jetën.
Mësohet se homazhet për oficerin Dervina do të zhvillohen sot në teatrin ‘Skampa’ në Elbasan nga ora 10:00 deri në orën 11:00, tre ditë pasi ai humbi jetën në Rumani.
Dervina ishte me detyrë si oficeri kontakti i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.