AKTUALITET, 25 Maj 2019, 23:36

Protesta paqësore, por policia sërish arreston shtatë qytetarë

Protesta paqësore, por policia sërish arreston shtatë


Edhe pse protesta e opozitës së bashkuar kaloi paqësore e pa incidente të dhunshme, policia ka nisur shoqërime të protestuesve të cilët janë kapur në shkelje të ligjit.

Mësohet se rreth shtatë protestues janë shoqëruar në ambjentet e komisiariatit numër 1 në Tiranë, pas incidenteve të shënuara para parlamentit në protestën e sotme të opozitës.

Drejt komisariatit është drejtuar edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, si edhe përfaqësues të forumit rinor demokrat.