TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për festimet e fundvitit, Emmanuel dhe Brigitte Macron do të pushojnë de Brégançon. Kjo duket një mundësi e mirë që Presidenti të bëjë një jetë më relaks.
I tronditur nga sulmet e kundërshtarëve të tij, i kritikuar nga ata që janë pjesë e klanit të tij, Emmanuel Macron duket i mbyllur brënda rrethit të tij të ngushtë.
"Në këto momente të vështira kur është hedhur në treg reforma e pensioneve, Presidenti, i cili prej disa ditësh ka heshtur, është larguar për disa ditë në Brégançon (Var)", shkruhet në faqet të përditshmeve lokale.
"Shumë qytetarë pyesin për vetminë e tij. Kjo pyetje është edhe më e shpeshtë nga të afërmit e tij”. Një media pranë presidentit transmeton lajmin se “ndonëse Macron nuk e ka përgatitur vetë projektin e pensioneve, ai konsiderohet 100% përgjegjës për atë që po ndodh…".
Kursesi pasnjë media tjetër, rezulton se “Emmanuel Macron" nuk dëgjon më njeri"…”. Madje as edhe një farë Geneviève de Fontenay, e cila rregullisht i dërgon sms-të e saj për të kritikuar veshjet që ai mban të cilat sipas saj e paraqesin sikur është shumë i lënë pas dore, gjë që sipas kësaj mediaje, tregon se as Brixhida, gruaja e tij, nuk e këshillon më për veshjet.