TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kampioni i Kick- Boxit, Krist Prenga ka reaguar për herë të parë, pas lajmit që u përhap me shpejtësi në median rozë, për një lidhje me ish-banoren e Big Brother, Rike Roçin.
Pas deklaratave të dashurisë nga ana e bukuroshes, Krist Prenda ka theksuar se ata janë shokë, dhe se nuk kanë konfirmuar asnjë gjë rreth marrëdhënies së tyre.
“Mirë që jau paska konfirmu juve se mua akoma s’më ka konfirmu asigja. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligj. S’keni ça me ba edhe merreni kot me njerëzit. Po pyetni njëherë përpara se ta bëni lajmin, sepse s’ja keni idenë fare se çfarë kam unë me atë ose kush do që të ishte në vendin e Rikes, hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt ju. Turp t’ju vijë,”– shkruan Krist Prenga në rrjete sociale.
Disa ditë më parë në media qarkulloi lajmi se ish-banorja shumë e përfolur e Big Brother, Rike Roçi dhe boksieri, Krist Prenga ishin në një histori dashurie. Kjo pas një urimi special, që Rikja bëri në rrjete sociale, ku shfaqej përqafuar me Prengën dhe i thonte hapur: Ta du shpirtin.