LIFESTYLE, 15 Gusht 2019, 09:49

FOTO/ “Je lidhur me ndonjë milioner”, Olti Curri ja thotë troç Iva Tiços: Ngele jahteve


Gazetarja Iva Tiço ndodhet me pushime dhe ka ndarë foto nga ditët e bukura që po kalon.

Por, mes shumë mesazheve, bie në sy ai i bloggerit Olti Curri, i cili nuk lë pa e përshëndetur me një koment thumbues.

“Mbete jahteve do kujtojë dynjaja se je lidh me ndonjë milioner larg qoftë”-shkruan Olti Curri në postimin e gazetares.

Aq është dashur që Iva Tiço të replikojë me mikun e saj, duke i shkruar se ai e di shumë mirë standardin që kërkon, dhe nuk është aspak e tillë.

“Apapapapaaa ishalla ka dhe shpirtin e bukur dhe të ketë lexuar shumë libra s’e ti ma di standardin mua, nuk më hynë varkat në sy”– i përgjigjet Iva Tiço.

Por Olti Curri ka përgjigjen e radhës edhe për këtë: “Të ketë lexuar instruksionin e Rolexit aq del e tepron”.