LIFESTYLE, 16 Nëntor 2020, 20:29

(Foto) Klea Huta nuk e realizoi dot kurrë ëndrrën e saj në sirtar, na tregon cila është


Klea Huta ka aktruar, ka kënduar, ka prezantuar, por ende nuk e ka arritur ëndrrën e saj.

Prezantuesja ka postuar në Instagram një video të një performance patinazhi në akull dhe shkruan se kjo ka qenë ëndrra e saj e vjetër.

“Një ëndërr e imja e vjetër që nuk u bë kurrë realitet”-shkruan Klea.

Megjithatë kurrë nuk është vonë për t’i realizuar ëndrrat e dëshirat, prandaj edhe Klean ndonjë ditë mund ta shohim me një performancë të tillë. Aktualisht moderatorja është duke punuar me projektet e saj të reja që janë prezantimi i “Këngë moj” dhe realizimi i një kënge të re.