LIFESTYLE, 14 Nëntor 2020, 15:22

FOTO/ Fifi ndryshon look-un, ja si duket këngëtarja


Kohët e fundit jemi mësuar ta shohim me flokë të zinj, por Fifi ka zgjedhur të shfaqet në ekran me një tjetër look.

Këtë herë, këngëtarja ka ndryshuar ngjyrën e flokëve në ngjyrë çokollatë.

Nuk dihet nëse këtë look këngëtarja do të vazhdojë ta mbajë, apo e ka zgjedhur posaçërisht për puntatën e sotme tek “Shiko Kush Luan”.

Fifi ka guxuar edhe herë të tjera të bëjë eksperimente me pamjen e saj. Pak kohë më parë, këngëtarja u shfaq me flokë ngjyrë pink, të cilit binin shumë në sy.

Ndërkohë, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për jetën e saj private, pasi aludohet se është në një lidhje dashurie me një djalë që nuk i përket ekranit, i cili quhet Xhuljo Tabaku.

Për këtë marrëdhënie, Fifi ka thënë vetëm se është e dashuruar, duke mos dhënë detaje të tjera.