TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
CEO i Tesla dhe SpaceX, miliarderi Elon Musk është infektuar me Covid-19, por ka vënë në dyshim vërtetësinë e testit.
Ai ka treguar se ka simptoma të ngjashme me ato të një rrufe të lehtë.
Gjithashtu ka deklaruar se ishte testuar katër herë, dhe brenda ditës kishte marrë dy përgjigje pozitivë dhe dy negative, duke vënë kështu në dyshim saktësinë e testeve të koronavirusit.
“Ka diçka të çuditshme këtu. Nëse gjëra të tilla më ndodhin mua, u ndodhin edhe të tjerëve”, ka shkruat Musk.
Kujtojmë që më herët, miliarderi ka qenë skeptik ndaj pandemisë dhe në fillimin e saj i qëndronte idesë se paniku mund të shkaktojë më shumë dëm sesa virusi.