LIFESTYLE, 16 Nëntor 2020, 11:41

E veshi vetëm për një dalje në ekran, modelja shqiptare shpenzon mbi dy mijë euro për një bluzë


Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është një nga vajzat më të spikatura të showbizit shqiptar.

Ajo është aktive në rrjetet sociale ku ndan imazhe të ndryshme me ndjekësit e shumtë dhe padyshim vëmendje të madhe merr veshja e saj.

Aurela shpenzon shumë për rrobat e saj madje një bluzë që e ka veshur së fundmi ka kushtuar plot 2.285 euro.

Kujtojmë që bukuroshja ka pranuar publikisht kohët e fundit lidhje e saj të dashurisë, e cila e ka bërë të shkëputet edhe nga Shqipëria drejt Spanjës.