AKTUALITET, 4 Prill 2020, 12:19

Koronavirusi, zgjerohet harta e të prekurve në Shqipëri


Për të dytën ditë me radhë vijon të rritet me ritme relativisht të larta numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 29 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 333

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve në Shkodër duke e kthyer këtë rreth në një prej vatrave më të rrezikshme të koronavirusit në vend krahas Tiranës.

Kjo është shifra më e lartë e të prekurve nga koronavirusi brenda 24 orëve në vend.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 157 raste

- Durrës 33 raste

- Lushnje 5 raste

- Elbasan 9 raste

- Fier 25 raste

- Kavajë 8 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 16 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 31 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 1 rast

- Has 9 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 4 raste

- Mirditë 3 raste.