AKTUALITET, 4 Prill 2020, 11:35

Infektohet me koronavirus 62-vjeçari në Elbasan, pronar i një biznesi

Infektohet me koronavirus 62-vjeçari në Elbasan, pronar i një


Konfirmohet një tjetër rast me COVID- 19 në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për një 62-vjeçar nga lagjia 11 Nëntori.

Ende nuk dihet asgjë më shumë konkretisht, por deri më tani thuhet se ka në pronësi një biznes.

Grupi epidemiologjik është duke studiuar rastin për të bërë të mundur identifikimin e personave të afërt që mund të jenë infektuar dhe izolimin e tyre.