TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fillimisht u ndje një lëkundje e fortë e tokës dhe pak semonda më pas iku energjia elektrike. Kaq mjaftoi që banorët e fshatit Gjerdrum, 30 kilometra larg Oslos të përjetonin “fundin e botës” duke mos e ditur ende se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.
Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit u zbulua se në mes të fshatit ishte krijuar një gropë e madhe duke përpirë disa shtëpi.
Alarmi u dha gjithandej dhe kërkimi për banorët e humbur filloi menjëherë. Për fat të mirë nuk pati të vdekur.
Megjithatë, autoritetet raportojnë për 12 të lënduar, njëri prej të cilëve rëndë.