BOTA, 30 Dhjetor 2020, 19:18

Kryeministri italian Conte kërkon miratimin sa më shpejt të marrëveshjes për fondet nga BE-ja: Të miratohet sa më shpejt mënyra e përdorimit të tyre

Kryeministri italian Conte kërkon miratimin sa më shpejt të


Kryeministri italian, Giuseppe Conte i kërkoi sot qeverisë së tij të koalicionit të shpejtojë marrëveshjen në lidhje me mënyrën se si do të përdoren rreth 209 miliardë euro (257 miliardë dollarë) nga fondi i BE-së për rimëkëmbjen nga COVID-19. Në deklaratën e tij ai ka thënë se nuk do të lejojë që kjo mundesi të kalojë dhe të humbet besushmëria që ka ndërtuar.

Ne nuk mund të lejojmë që kjo mundësi historike të kalojë dhe qeveria nuk duhet të heqë dorë nga besueshmëria që ka ndërtuar,”-ka thënë ai gjatë konferencës së fundvitit për shtypin.

Komentet e kryeministrit pasojnë javët e tensioneve në rritje në koalicionin e tij të qendrës së majtë, duke përfshirë mbi një koncept se si të përdoret ndihma e premtuar nga BE.