TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar një sërë reformash gjyqësore dhe ekonomike. Ai tha se Turqia do të zbatojë këto reforma për të thyer “trekëndëshin e djallit”, duke përmendur këtu normat e interesit, inflamacionin dhe kurset e këmbimit të huaj.
Ai shtoi se Ankaraja është e vendosur të krijojë një sistem të bazuar në prodhim dhe punë. Erdogan premtoi disa reforma muajin e kaluar, duke nxitur zërat për lirimin e mundshëm të politikanëve, përfshirë kurdët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, nga burgjet.
Sidoqoftë, komentet e tij të fundit mbi vendimet e gjykatës dhe kritikat ndaj qeverisë së tij kanë nxitur skepticizmin në lidhje me premtimin e tij. Erdogan tha se Turqia po do të kryejë reformat demokratike , jo sepse ishte “e detyruar” ta bënte këtë, por sepse “populli e meriton atë”