AKTUALITET, 5 Mars 2019, 18:23

Greqi, zjarret në korrik të 2018, 20 persona nën akuzë

Greqi, zjarret në korrik të 2018, 20 persona nën akuzë

Gjyqësori grek ka akuzuar 20 persona për dëme të shkaktuara nga neglizhenca, fajtore për vdekjet e shkaktuara nga zjarret në 2018 në zonën e Mati, në brigjet e Athinës, ku në korrikun e kaluar vdiqën 100 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale, shkruan Kathimerini.

Mes të akuzuarve janë governatorja e Atikës, Rena Dourou, kryetari i bashkisë të Maratona, Illias Psinakis, ajo e Rafina, Evangelos Bournous, ish-shefi i forcave zjarrfikëse, Sotiris Terzoudis, dhe shefin aktual Vasilis Matheopoulos, në atë kohë zëvendës i tij.

Akuzohet edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, Yiannis Kapakis.

Mes të akuzuarve është edhe një 65 vjeçar banor i zonës, autor i zjarrit të degëve në Daou, në malin Pendeli, nga ku besohet se ka nisur zjarri vdekjeprurës. Të gjithë rrezikojnë deri në 5 vjet burgim.