AKTUALITET, 5 Mars 2019, 17:18

Analisti ironizon Ramën: Do t'ju shpjegojë italianëve se si opozita po pengon përparimin e popullit nën Rilindje

Analisti ironizon Ramën: Do t'ju shpjegojë italianëve se si

Analisti Neritan Sejamini, ka ironizuar vendimin e kryeministrit Rama, për t'u shfaqur në një emision televiziv italian. Rama tha sot në parlament, se po viziton Italinë, për të sqaruar keqkuptimet lidhur me qeverinë e tij.

Sejamini shprehet se Rama me siguri do t'ju shpjegojë italianëve se si opozita po pengon përparimin e Shqipërisë, në rrugën e pandalshme të rilindjes.

"Rama sot do jete ne Porta a Porta me Bruno Vespen, per t'u shpjeguar italianeve se drogen ja la Saliu dhe ai me Saimir Tahirin e zhduken, kurse protestat e fundit ne Shqiperi jane perpelitjet e klasave te permbysura, te cilat duan te rrezojne me dhune pushtetin popullor dhe te pengojne perparimin e popullit shqiptar ne rrugen e pandalshme te rilindjes", shkruan Sejamini.

/TPZ.al/