TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetat britanike i kanë rezervuar mbulim të veçantë në faqet e para, largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. Brexit do të ndodhë zyrtarisht ditën e sotme në orën 23:00
Më poshtë, TPZ.al po rendit titujt e faqeve të para të gazetave kryesore britanike dhe europiane.
Gazeta "The Guardian", shkruan në faqen e parë "Ishull i vogël. Pas 47 vitesh, Britania lë BE-në sonte në orën 23:00 - basti më i madh i një gjenerate", duke e ilustruar me një fotografi mjaft domethënëse, të një kështjelle prej rëre, por me flamurin e Mbretërisë së Bashkuar mbi krye, si për të thënë se MB tashmë do të jetë plotësisht sovrane, por a do të jetë e fortë?
"Financial Times" shkruan se Britania po e lë BE-në me një "bashkim optimizmi dhe keqardhjeje".
Gazeta "The Times", i ka kushtuar më shumë rëndësi lajmit se kryeministri Johnson kërkon një marrëveshje të stilit kanadez, për shkëmbimet tregtare me BE-në.
"The Independent" ngre pikëpyetjen nëse Britania do të rifutet në Bashkimin Europian dhe pasqyron fjalë lamtumire në gjuhë të ndryshme të BE-së.
Kopertina më "krenare" nga të gjitha duket ajo e tabloidit "The Sun", i cili hapet me meszahin "Koha jonë ka ardhur" dhe një foto të orës së famshme Big Ben.
Largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, e kanë pasqyruar në faqet e para edhe gazetat europiane me mesazhe të ndryshme. "Die Presse" shkruan "Mirupafshim!". "Politken" ka mesazhin më optimist "Shihemi", ndërse francezja "Liberation" shkruan "Erdhi Koha" në anglisht.
/TPZ.al/