TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra banorë po protestojnë tek zona e Medresesë, pasi banesat e tyre po shemben. Banorët theksojnë se janë në proces gjyqësore dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.
Ndërkohë mediat nuk janë lejuar që të filmojnë, protestën e qytetarëve. Po ashtu banorët janë konfliktuar edhe më policinë.
“Kemi ardhur këtu që në 1993, jemi pronarë. Janë banesa private por me kalimin e kohës banorët kanë bërë edhe shtesa.
Duan të na marrin shtëpinë tonë, ajo është prona jonë. Nuk është pronë e bashkisë, as ndërtesa as toka.
Nuk është vërtetë ajo që thotë bashkia. Bashkia nuk e ka legalizuar. Kemi mbi 20 vite që jetojmë këtu.”– u shpreh një banore për Fax News.