AKTUALITET, 31 Janar 2020, 09:38

“Shqipëria, Kolumbia e Europës”, Vasili: Edi Rama krijoi narko-shtetin

“Shqipëria, Kolumbia e Europës”, Vasili: Edi Rama krijoi


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një shkrim të ‘The Indipendent’, ku Shqipëria etiketohej si Kolumbia e Europës.

Përmes një statusi në “Facebeook” Vasili thekson se është e pamohueshme merita e Edi Ramës, që sipas tij krijoi narko-shtetin. Vasili pohoi se këto të vërteta publike Rama nuk i blen dot.

“Edhe i inkriminuar edhe i dëshpëruar, edhe i kapur edhe hapur, edhe nevrik si gjel edhe i urte si pule ky është Kryeministri ynë.”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

“MERITA” E PAMOHUESHME E EDI RAMES: KRIJOI NARKO-SHTETIN.

Te vertetat, qe Mister-Pazarxhiu Edi Rama nuk i blen dot i ben publike boterisht serish “The Indipendent”.

Gazeta e njohur Angleze “THE INDEPENDENT” 2 dite me pare publikoi artikullin:

“Si Shqipëria u be Kolumbia e Europes”.

Në shkrim citohet edhe një diplomat perëndimor ajo që thotë ai është shumë e fortë.

“Është Kolumbia e Europës.

Është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë.

Është një NARKO-SHTET.

Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”.

Ai tha se kapet vetëm 5 përqind.”

Keto jane te vertetat qe nuk fshihen dhe qe nuk blihen dot nga Edi Rama.

Edi Rama ka: vetem nje ” merite”,

ka bere vetem nje “pune te sukseshme”,

ka përmbushur vetëm një “mision”:

Krijoi Narko-Qeverine, qe krijoi me pas NARKO- SHTETIN!

Edhe nje pyetje per ta mbyllur.

Kur do ti padise Edi Rama keto dhjetra Televizione e Gazeta ane e mbane globit, qe e kane demaskuar e poshteruar Edi Ramen?

Kur do te padise Bild,VOA,ZDF,ARD,RAI,France 24,EThe Indipendent,The Economist,Neësëeek, Asociated Press, ANSA etj etjj etj?

Jepi Edi Rama padite gjithe boten.He de jepi.

Edhe i inkriminuar edhe i deshperuar,edhe i kapur edhe hapur,edhe nevrik si gjel edhe i urte si pule ky eshte Kryeministri yne.