TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Benjamin Robert Williams, 38 vjeç, është personi që dyshohet se masakroi për vdekje shqiptaren në Florida të SHBA-ve, Joana Peca, ngjarje e ndodhur pasditen e të shtunës.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 38-vjeçari i njohur si “Bambi” është shpallur në kërkim për vrasje. Williams dhe Peca kishin shumë kohë që kishin krijuar një lidhje sentimentale, gjatë të cilës dyshja ishin bërë edhe prindër të një djali.
Por, për arsye që nuk dihen, pasditen e të shtunës, 38-vjeçari dyshohet se qëlloi me armë zjarri shqiptaren. Teksa Peca ndodhej në makinë me dy fëmijët e saj të mitur, njërin prej të cilëve e mbante në krahë, Williams dyshohet se e qëlloi disa herë në fytyrë, duke e lënë të vdekur.
E reja ishte me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës. Joana Peca kishte humbur dhe të atin në vitin 1996 për larje hesapesh në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike. Për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e Williams, policia po ofron 5 mijë dollarë shpërblim.