AKTUALITET, 2 Gusht 2021, 21:16

Po peshkonte në Drin, 56-vjeçari bie në korent dhe humb jetën

Po peshkonte në Drin, 56-vjeçari bie në korent dhe humb


Një 56-vjeçar i cili po peshkonte në lumin Drin, ka gjetur vdekjen për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike .

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa mësohet se viktima, Ramazan Murrja po peshkonte me gjenerator, por kontakti me rrymën ka qenë fatal për të.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi Ramazan Murrja, 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes..