TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar, pas lajmit se Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike Antisemitizëm që organizohet nga Shqipëria.
Kim shprehet se pret me padurim fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që pritet të flasë për antisemitizmin.
Kryediplomatja shton se Shqipëria i mbrojti hebrejtë si asnjë vend tjetër.
“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan Kim.