AKTUALITET, 22 Tetor 2020, 16:41

Soreca përshëndet miratimin e Rezolutës Antisemitizëm: BE është e vendosur të luftojë këtë fenomen të errët

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, me anë të një statusi në “Tëitter” ka përshëndetur miratimin nga parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës Antisemitizëm.

Soreca shprehet se BE është e vendosur të luftojë antisemitizmin, duke shtuar se Bashkimi Europian nxit zhvillimin e jetës e diversitetit.

“Ne mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i Shqipërisë, i cili miraton përkufizimin #IHRA të #Antisemitizmit.

Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 2020”, shkruan Soreca.