AKTUALITET, 22 Tetor 2020, 18:59

“Monika do peshk”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Do të digjesh në tiganin e shqiptarëve

“Monika do peshk”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Do


E menjëhershme ka qenë replika e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama,  gjatë ditës së sotme ku u shpreh se “Monika i është qepur me tigan nga pas dhe do peshk”.

Kryemadhi tha nga takimi me disa gjimnazistë të Tiranës se Rama do të digjet në tiganin e shqiptarëve pasi ka bërë shumë “zullume” në këtë vend.

“S’ka gjë, s’ka gjë se te tigani i shqiptarëve do digjet ai me gjithë këto zullume që bën ato do përcëllohet”, u shpreh kryemadhi në takimin me të rinjtë.

Kryeministri ironizoi kryetaren e LSI pasi një ditë më parë kjo e fundit ikërkoi banorëve të Vorës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti të mos dalin nga banesat, ndërsa i premtoi se do të jetë pranë tyre për të bërë rezistencë.