LIFESTYLE, 1 Janar 2019, 10:58

Vijojnë temperaturat e ulëta. Parashikimi i motit për sot

Vijojnë temperaturat e ulëta. Parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të vijojë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominante, më të shpeshta në zonat malore, përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e para të ditës, deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga -5 deri në 14 gradë Celcius.

Era do të vijojë të fryjë mesatare, me një shpejtësi 35 kilometra në orë, në drejtimin kryesisht verilindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.