TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar edhe një herë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ku merr shembullin e dënimit të Emiliano Shullazit.
Duke cituar fjalën e Zv. Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit thuhet se: Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne.
“Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e konsideroi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”.
Lexoni fjalën e plotë të Zv. Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, mbajtur dje: https://bit.ly/2SFHtZy