LIFESTYLE, 2 Shkurt 2020, 11:26

Mark Zuckerberg: Ndryshimi i ri në facebook do mërzisë disa njerëz

Mark Zuckerberg: Ndryshimi i ri në facebook do mërzisë disa


Mark Zuckerberg, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Facebook, ka në plan të mbështesë fort disa parime si shprehja e lirë dhe kriptimi – procesi i shndërrimit të një informacioni në një kod të caktuar, veçanërisht për të ndaluar hyrjen e paautorizuar – edhe nëse do i duhet të përballet me një reagim të ashpër.

“Kjo është qasja e re dhe unë mendoj se do të mërzisë shumë njerëz. Por sinqerisht, qasja e vjetër zhgënjeu shumë të tjerë, kështu që le të provojmë diçka ndryshe,” tha Zuckerberg në samitin Silicon Slopes Tech në Utah të premten. Ai theksoi se qëllimi i kompanisë ishte që të mos ndërmerrte asnjë veprim që do të konsiderohej “fyes”, por tani do të ndryshojë kjo qasje sepse sipas Zuckerberg, është një censurë e tepruar.

“Gjithnjë e më shumë po na bëjnë thirrje që të censurojmë lloje të ndryshme të përmbajtjes në Facebook, gjë që më bën të reflektoj” tha ai, megjithëse më pas pranoi përgjegjësinë për të rinisur një fushatë më të rreptë në platformë, në mënyrë që të ndalohen përmbajtjet që nxisin dhunën, terrorizmin, shfrytëzimin e fëmijëve etj.

Zuckerberg tha gjithashtu se Facebook do të vazhdojë të punojë në fushën e kriptimit, sepse ka shkaktuar shumë polemika muajve të fundit. Kompania u kritikua sepse pretendohet se ka lejuar politikanët të ndërveprojnë përmes reklamave në Facebook, në një kohë kur Twitter-i vendosi të ndalojë rreptësisht reklamat politike. Sipas CEO së Facebook, njerëzit duhet të jenë në gjendje t’i besojnë ose jo gjithë çfarë u thonë politikanët, në këtë rast përmes reklamave në Facebook.