TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar në Pukë, për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike.
Sekuestrohen dy armë zjarri dhe 400 kubikë me bimë të dyshuara narkotike kånabis sativa.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 27 vjeç, lindur në fshatin Srriçe dhe banues në Kodër Thuman, Krujë” – informon policia.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në një zonë malore të fshatit Srriçe, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe në afërsi të banesës 400 kubikë të kultivuar me fara të dyshuara narkotike kånabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.