SPORT, 10 Shtator 2021, 14:19

Neymar tregon muskujt pas golit dhe hesht kritikët: Po përjetoj të gjitha llojet e mosrespektit

Neymar tregon muskujt pas golit dhe hesht kritikët: Po përjetoj
Brazili triumfoi pastër 2-0 ndaj Perus teksa në këtë ndeshje shkëlqeu Neymar. Ylli i PSG realizoi një gol dhe një asist duke ndihmua Brazilin në kualifikueset për Katar 2022. Neymar reagoi ashpër pas ndeshjes duke kërkuar më tepër respekt nga njerëzit. “Nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjë që njerëzit të më respektojnë, kjo është bërë normale dhe ka qenë për shumë kohë. Ka gazetarë, komentatorë dhe shumë të tjerë. Mua nuk më pëlqen të japë intervista, por mendoj se ka arritur një moment i rëndësishëm për t’u paraqitur sepse po përjetoj të gjitha llojet e mosrespektit”, tha Neymar pas ndeshjes. Ai gjithashtu postoi një fotografi në rrjetet sociale për të heshtur edhe atë që dyshonin në pamjen fizike.