TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot për DJ Geek është një ditë e veçantë, pasi ai feston ditëlindjen dhe padyshim urimet kanë qenë të shumta.
Nuk kishte si të mungonte urimi plot dashuri i partneres së tij, Dafina Zeqiri.
Këngëtarja e njohur ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet në krahët e gjysmës së saj më të mirë dhe e ka shoqëruar me disa fjalë vërtetë emocionuese.
“Urime ditëlindjen dashuria ime, të dua”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotos së shkëputur nga pushimet e dyshes.
Në anën tjetër edhe Genci (emri i vërtetë i DJ Geek), ka falënderuar këngëtaren duke i thënë:
“Të dua më shumë, faleminderit për gjithçka”.
Sa i përket muzikës, Dafina është drejt finalizimit të albumit më të ri “Dafinë moj”, që pritet të publikohet shumë shpejti dhe kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin, Lyrical Son “Llafe llafe”.