TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oni Hysenbelliu është një personazh mjaft diskret për jetën private.
Sa më shumë pyetet për këtë pjesë në intervista, aq më shumë përgjigjet i jep me diplomaci, i shmang ose nuk kthen përgjigjen e duhur. Edhe pse zë vend mjaftueshëm në portale me fotot që poston, vëmendja që merr nuk e josh, përkundrazi.
Natyrën diskrete e ka treguar edhe në intervistën në Top Arena.
“Këndi i së vërtetës” për Onin, me gjithë ngacmimet, nuk ia doli të zbulonte shumë. Sepse ai nuk do të rrëfejë.
Kështu, ish-futbollisti nuk e mban mend dhuratën më të majme që i ka bërë vetes:
“Nuk e di, s’e kam menduar ndonjëherë”, – u përgjigj ai. As nuk e di sa para shpenzon në një ditë (nuk e di, varet nga dita), por e di se paraja luan rol në lumturinë e njeriut, edhe pse jo plotësisht.
Megjithatë, përtej shumë përgjigjeve të mjegullta, një gjë Oni e ka shumë të qartë.
Akoma e josh ideja për t’u bërë një ditë president:
“Pse jo?” iu përgjigj ai kësaj pyetjeje dhe më vonë edhe e sqaroi: “Që të bëhesh president, për mua nuk do të thotë të jesh pjesë e politikës. Sot, mund të lindësh nga sporti apo çdo fushë e të bëhesh president. S’është e thënë që ai që duhet të bëhet president, të jetë patjetër pjesë e politikës”, – tha Hysenbelliu.
Por çfarë duhet të ketë mbi të gjitha një president, sipas tij?
“Një president duhet ta dojë vendin më shumë se shtëpinë e vet. Unë jam nga ata persona që për dashurinë e këtij vendi, do lija gjithçka” – shtoi ish-futbollisti pa e fshehur ambicien.