TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ylli Rakipi, e ka pyetur Shkëlzen Berishën, në emisionin "Të Paekspozuarit", nëse ai i frikësohet reformës në drejtësi dhe SPAK-ut.
“Unë jam jurist. Mendoj se kush i ruhet dhe respekton ligjin, nuk ka frikë nga asgjë. Kjo është përgjigja ime për ju. Cuditërisht, nga kjo reformë nuk kanë frikë vetëm ata që kalojnë ligje për të forcuar imunitetin parlamentar, në rast se prokuroria apo gjyakata kërkojnë të hetojnë për korrupsion, siç ka bërë Edi Rama me grupin e tij parlamentar. Cuditërisht nga kjo reformë nuk kanë frikë bandat të cilat, kanë dalë nga rrugët dhe kanë hyrë në parlament. Çuditërisht, nga kjo reformë nuk ka frikë Tualant Balla, miku i shtëpisë së të cilit ka fituar 6 milionë euro tender duke qenë i dënuar, në kundërshtim me ligjin, Edmond Bego”, u shpreh Berisha.
/TPZ.al/