TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije, se FBI, ishte lajmëruar nga një person, se vrasësi Nikolas Cruz, që hapi zjarr dhe vrau 17 nxënës në një shkollë në Kaliforni, mund të kryente një akt të tillë. FBI e kishte marrë këtë informacion rreth 6 muaj më parë por nuk kishte vepruar.
"Personi që telefonoi dhe njihte Cruz, tregoi se ai mbante armë, donte të vriste njerëzit, kishte një sjellje agresive, postonte materiale shqetësuese në rrjetet sociale dhe kishte potencial për të sulmuar shkollën", thuhet në deklaratën që ka bërë vetë FBI.
Agjensia shpjegoi se kjo telefonatë duhet të ishte klasifikuar si "rrezik potencial për jetën". Megjithatë protokolli nuk u ndoq, për arsye të panjohura dhe Cruz vrau 17 persona.
/TPZ.AL/