Vasili ka thënë se është e rëndësishme të dimë çfarë ka konstatuar Departamenti Amerikan i Shtetit që ka marrë vendimin për Llallën.
Sipas Vasilit deri tani dihet se shkaku është shkelja e gruas së Llallës që ka lindur një fëmijë në SHBA jashtë afateve.
Por Vasili shtoi se çështja mund të jetë më e madhe dhe me interes të lartë nëse Llalla është përfshirë në korrupsion. Sipas tij, nëse një gjë e tillë ka ndodhur duhet të dimë se në çfarë çështje është përfshirë dhe cilin politikan ka mbrojtur.
Deklarata e Vasilit në Report TV:
E rëndësishme është çfarë ka konstatuar. Hyn apo nuk hyn më është çështje që i përket palës tjetër. Presim me padurim të dimë cili është shkaku i vërtetë. Në rast se kemi një akuzë për korrupsion çështja ndahet në dy drejtime, çfarë korrupsioni dhe kë ka mbrojtur zoti Llalla. Çfarë është ky, ndonjë politikan?
Deri tani dimë që i është mohuar viza amerikane për shkak se grauja e tij ka lindur në SHBA jashtë kohës.
Nëse ka qenë për korrupsion, është interes i jashtëzakonshëm. Çfarë korrupsioni dhe kë ka mbrojtur.
Kjo është një çështje që nuk ka lidhje me Vettingun. Heqja dorë e zotit Llalla nuk është i vetmi, ka shumë e shumë raste që janë tërhequr nga karriera. Unë s’merrem me argumentat e maxhorancës.