LIFESTYLE, 24 Korrik 2021, 09:44

“Fat të mbarë!”, Rita Ora uron ekipin e sportistëve që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Parakalimi i ekipit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’ ka tërhequr interesimin e shumë personaliteteve të njohura.

Ekipi i Kosovës ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinë xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Nuk ka munguar dhe një urim nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora e cila i ka uruar fat ekipit.

“Vazhdo Kosova, fat të mbarë!”, shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.