TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjira Kajtazi është shkëputur prej disa vitesh nga muzika dhe iu është përkushtuar familjes dhe punës së saj në Gjermani.
Nëna e dy fëmijëve tregoi se e merr malli për muzikën, por nuk e ka konsideruar asnjëherë si pasion, por vetëm si hobi.
Ajo u shpreh se me ardhjen në jetë të dy fëmijëve, prioritet e saj kanë ndryshuar, megjithatë i pëlqen shumë mëmësia dhe përkushtimi ndaj vajzës dhe djalit.
Gjira Kajtazi rrëfeu se gjatë kësaj periudhe ka ardhur shpesh në Kosovës për shkak të prindërve të saj, por theksoi se nuk mendon të kthehet për të jetuar në atdhe, pasi ka krijuar jetën e saj në Gjermani.
“Vij shpesh në Kosovë prej prindërve të mi. Kjo pauzë mbas lindjes që nuk jam në punë dhe vij më shpesh. Është mirëkuptues dhe s’është xheloz. Mungesën e ndjen, por mua më përshtatet me shumë kështu, edhe fëmijët kënaqen.
Kënga e fundit që ka bërë bujë ishte në 2014. Realisht muzikën e kam konsideruar si hobi, jo si profesion. E kam bërë për qejf dhe kur kisha ndonjë ide e nxirrja ndonjë këngë, dhe më pas nisja jetën time reale në Gjermani, ku punoj. Më pëlqen më shumë jeta reale.
Kam ikur e vogël nga Kosova, kur isha 4-vjeçe. U bë një kohë e gjatë jashtë. Zemra më rreh për Kosovën, por atë gjermanen e vogël që e ke brenda s’mundesh ta heqësh se jeton aty dhe ke mentalitet prej të dyjave.
Më merr malli për muzikën, e dua dhe e bëj me shpirt. Gjithçka që e kam bërë e kam bërë me përkushtim, e pasion. Normalisht nuk mund ta heqësh nga zemra. E kam krijuar një lloj komforti. Më pëlqen muzika, por me famën jo të gjithë ndihen rehat, me vëmendjen.
Të bëhesh nënë është ndryshim i madh. Ndryshojnë prioritetet, dua 100% ti përkushtohem fëmijëve dhe më pëlqen shumë ta bëj këtë. Nuk kam në plan të jetoj në Kosovë, në Gjermani ndihem mirë”, tha ajo e ftuar në ATV.
[gallery ids="547850,547851,547852,547853,547854"]