TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Leonora Jakupi u ka dalë në mbrojtje dy shqiptarëve të Kosovës, të cilët u kapën nga radarët e policisë në aksin Fier-Vlorë, me shpejtësi të frikshme prej 225 km në orë, teksa drejtonin mjetet e tyre luksoze ‘Lamborghini’ dhe ‘BMW.
Përmes një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja shkruan se ata po sulmohen shumë, pasi janë kthyer në kryefjalën e mediave, jo vetëm shqiptare por edhe atyre zviceriane.
“Ç’keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq, s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj,” shkruan ajo në Instagram. “A mos jemi ne më të mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brumë i njëjtë? Lërini njerëzit, le të kënaqen në vendin e vet. Tek e fundit, secili paguan për gabimin e vet. Gëzuar Diasporë!”-shkruan Jakupi.
