LIFESTYLE, 10 Nëntor 2020, 13:01

Fansat kritika Capital T: I lodhur nga dramat e tua me vajzat


Jeta private e Capital T ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Një ditë më parë, reperi i konfuzoi të gjithë me një postim që bëri në Instagram, ku shfaqej krah një vajze misterioze, ku shkruante: “Më pëlqen mënyra si jetoj”. Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në komente, disa duke aluduar rreth vajzës në fjalë dhe shumë të tjerë duke e kritikuar, të cilët duket se janë lodhur nga gjeste të tilla, duke i konsideruar si një mënyrë për të tërhequr vëmendje. “I lodhur nga dramat e tua me vajzat, nuk do të mashtrohemi”, ka qenë komenti i një ndjekësi që ka marrë vëmendjen e reperit. “A nuk mundem të postoj një foto? Shiko kush po bën dramë", ia ka kthyer Capital T. “Vetëm për vëmendje i bën këto foto? U lodhëm duke parë ‘fake’ kudo. S’duhet tek ti!” shkruan një tjetër komentuese, së cilës autori i hitit ‘Akull’ i është përgjigjur: “Ç’ka ka ‘fake’ këtu?”. Ndërsa ai gjithashtu iu është përgjigjur dhe pyetjeve nëse është në një lidhje, ku shkruan: “Kush tha se jam në lidhje?”, duke mos zbuluar sërish asgjë rreth jetës së tij private.
 
View this post on Instagram
 

I like the way i live •

A post shared by Capital T (@truekapo) on