AKTUALITET, 29 Korrik 2020, 19:42

PD-LSI me listë të përbashkët për zgjedhje? Kryemadhi: Ka kohë!

PD-LSI me listë të përbashkët për zgjedhje? Kryemadhi:


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për “News 24” ka thënë se vetë ajo është kundër ndryshimeve kushtetuese jo prej ndalimit të koalicioneve, por për integrimin europian.

Sipas saj nëse Shqipëria humbet kësaj radhe negociatat atëherë jo vetëm që s’ka shans të anëtarësohet më në BE por do të izolohet dhe do i vendosen madje edhe sanksione.

Ajo sqaron se nëse Rama do të bënë ndryshime kushtetuese atëherë të bëjë Referendum, pasi dhe Enver Hoxha që ishte diktator miratonte me Referendum nga populli.

Kryemadhi nuk përjashton mundësinë e një liste të përbashkët me Opozitën në zgjedhjet e ardhshme por fillimisht ajo thotë se është e përqendruar tek problematikat aktuale siç është pandemia.

“Kjo ka kohë. Më e rëndësishme është evidentimi i problematikave, plani i masave nga kjo krizë”, tha Kryemadhi kur u pyet për këtë çështje.