AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 21:14

“Evitoni emisionet aty ku janë përfaqësuesit e opozitës!”, Berisha: Bastardi rikthen kohërat e etërve

“Evitoni emisionet aty ku janë përfaqësuesit e

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra sipas tij nga Kryeministri Rama i cili thotë se, opozita nuk është pala tjetër e Parlamentit, por një grusht politikanësh pa norma që meritojnë përbuzjen e atyre që i kanë votuar.

Sipas Berishës, Rama sillet si në kohën e etërve të tij xhelat të fjalës dhe lirisë.

Ish-kryeministri citon fjalët e Ramës sipas të cilit ka thënë se, opozita me sharjet dhe shpifjet e saj nuk ka nevojë për mazhorancën sepse kështu kontribuohet kundër ndotjes së mjedisit publik me debate shterpë pa asnjë vlerë.

Berisha akuzonn Ramën se po tenton të rikthejë kohërat e etërve që janë sipas tij xhelatë të fjalës dhe lirisë.

Reagimi i Berishës vjen në një kohë pasi nëpër media po qarkullojnë lajme se Kryeministri Rama, u ka kërkuar deputetëve dhe ministrave të tij që të evitojnë çdo dalje publike në emisionet televizive aty ku janë të ftuar përfaqësues të opozitës.

Statusi i Plotë i Berishës:

Si ne kohen e eterve te tij xhelat te fjales dhe lirise.

Miq,lexoni direktiven e Edverit per qendrimin qe duhet te mbajne kakistokrtatet, trafikantet, vrasesit, perdhunuesit skllever te tij ndaj armikut te brendshem. Ai thote:

“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, mësohet t’u ketë thënë të tijve Rama.

“Për sharjet e shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes se mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlerë”, ka sqaruar më tej kryeministri deputetët dhe ministrat e tij. Dl/ Opinion.al

Bastardi, rikthen koherat e etreve xhelate te fjales dhe lirise. sb