TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusit i ka mjaftuar një gol i Paulo Dibalës në fushën e Bolonjës për të marrë 3 pikët. Një fitore, që e çon ekipin e trajnerit Masimiliano Alegri në kuotën e 69 pikëve dhe tashmë diferenca me vendin e dytë ka shkuar në 16 pikë.
Bardhezinjtë kanë vuajtur në këtë transfertë, përballë skuadrës së trajnerit Mihajloviç. Goli me vlerën e tri pikëve erdhi në pjesën e dytë nga futbollisti argjentinas, vetëm 8 minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës. Kristiano Ronaldo nuk mundi të shënonte në këtë ndeshje, ku Juventusi vinte me disa mungesa për shkak dëmtimesh.
Ndeshja e mesditës në Serinë A, ajo mes Sampdorias dhe Kaljarit, u fitua nga vendësit me rezultatin 1-0. Kurse dy ndeshje të tjera të javës së 25-të, Kievo – Xhenoa dhe Sasuolo – Spal, u mbyllën në barazim.